Ministri viziton nxënësit në Testin e Arritshmërisë (VIDEO)

Në kohën kur rreth 27 mijë nxënës nga e gjithë Kosova po i nënshtrohen testit të arritshmërisë, Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi vizitoi një nga shkollat e kryeqytetit.

Ai pa për së afërmi nxënësit e shkollës ‘Elena Gjika’ për të parë sipas tij mbarëvajtjen e testit të arritshmërisë që mbahet për klasat e nënta.

“Për neve është shumë e rëndësishme që ti shohim për së afërmi gjërat. Matja e arritshmërisë tregon edhe cila është situata në arsimin parauniversitar. Përgatitjet kanë sjkuar shumë mirë dhe presim rezultatet se cilat do të jenë”, tha Bytyqi.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj foli lidhur me statistikat dhe pritjet nga rezultatet e këtij testi.

“Ma merr mendja që arritshmëria do të jetë më e madhe sivjet por po luftojmë për arritshmëri e jo kalueshmëri. Ne kemi 11 qendra, numri i fmive 5373, fatkeqësisht numri i fëmijve na u ka zvogëlu. Presim arritshmëri mbi 80 përqind”, tha Salihaj.

Në anën tjetër Ministri Bytyqi po ashtu tha se ky test është i rëndësishëm për vlerësimin e punës së të gjithëve dhe jo vetëm nxënësve.

“Jemi të interesuar që rezultatet të jenë reale. Jemi të interesuar që në klasat tona mësimdhënësit ta shtrojnë një përgjigjësi. Duhet të vijmë me një moment që mësuesi të thotë unë e përfundova oreën dhe a mson apo jo nxënësi është çështja e tij.Secili administrator që ka përgjegjësi do të jetë edhe në përgjgegjësi të tjera për gabime të qëllimshme apo të paqëllimshme”, tha Bytyqi.