Kosova me rezultate të ulëta në testin 'PISA', Nagavci arsyeton statistikat

Kosova sot ka pranuar rezultatet e testit ‘PISA’ për vitin 2022 ndërsa të dhënat tregojnë rënie të statistikave krahasuar me vitin 2018.

Në matematikë Kosova është në vendin e 74 nga 80 vende pjesëmarrëse, me 11 pikë më pak krahasuar me vitin 2018.

Dallimet gjinore në matematikë në Kosovë nuk ka, 355 pikë vajzat, 355 pikë djemtë.

Në lexim, Kosova është e 76-ta nga 80 vendet pjesëmarrëse, me 342 pikë.

Në shkencë, Kosova renditet e 77-ta nga 80 vende pjesëmarrëse, me 357 pikë, në këtë fushë ka rënie më të ulët për 6 pikë krahasuar me vitin 2018.

Në lexim, në të gjitha vendet vajzat kanë performuar më mirë sesa djemtë. Në shumicën e shteteve vajzat kanë performuar më mirë edhe në shkencë.

20 përqind e nxënësve kosovarë, sipas testit ‘PISA’ kanë arrit nivelin e kënaqshëm kurse të tjerët janë nën nivelin e kënaqshmërisë.

Në konferencën për media sot në Ministrinë e Arsimit, ministrja Arbërie Nagavci ka folur për rezultatet e testit PISA të vitit 2022.

PISA 2022 ka qenë cikli i tretë për Kosovën, teksa fushë kryesore ka qenë matematika dhe në të kanë marr pjesë 6027 nxënës 229 shkolla.

Rënia më e madhe e Kosovës në rezultatet PISA është që nga viti 2018.

“Ka më shumë se një faktor që ka ndiku në rezultate, politikat, tekstet, infrastruktura shkollore, praktikat e konsoliduara që mungon komplet llogaridhënia dhe shumë faktorë të tjerë. Pra nuk është vetëm një fajtor dhe nuk është vetëm një veprim që do të mundësonte përmirësim të rezultateve”, deklaroi ministrja Nagavci.