Ministri shpërndan broshura | Foto: KALLXO.com

Ministri Shpërndan Broshura në Ditën e Konsumatorit

Ministri Bajram Hasani shpërndau broshura për të drejtat e konsumatorit në Sheshin “Zahir Pajaziti”.

Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani shpërndau broshura në lidhje em të drejtat e konsumatorit.

Në broshura ishte dhënë një numër pa pagesë në të cilin qytetarët mund të raportojnë shkeljet e të drejtave të tyre si konsumatorë dhe nëse hasim produkte me afat të skaduar, ose me ndryshim afati.

Edhe në tryezën në lidhje me të drejtat e konsumatorëve ministri kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve, ndërsa tha se do t’i lusë deputetët për miratimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit.

http://kallxo.com/ministri-kerkon-ndihmen-e-qytetareve-per-mallrat-afat-te-skaduar/