Ministri i Brendshëm takon Kryeshefen e Inspektoratit Policor

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi së bashku me Këshilltaren e Lartë  të ICITAP-it, znj. Drita Perezic dhe zyrtarë të lartë të MPB-së u takuan me Kryeshefen Ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës-së znj. Miradije Kelmendi.

Me këtë rast Ministri Gashi  i uroi znj. Kelmendi suksese në pozitën e Kryeshefit të IPK-së dhe konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të MPB-së për Inspektoratin Policor të Kosovës.

Ai kërkoi që kjo agjenci e rëndësishme për fuqizimin e integritetit policor të vazhdojë angazhimin e saj për luftimin e dukurive negative brenda Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së imazhit të mirë që ka policia.

Kryeshefja e IPK-së znj. Kelmendi në fund të takimeve falënderoi Ministrin Gashi për vizitën dhe përkrahjen në vazhdimësi që MPB po e jep për Inspektoratin Policor të Kosovës. Ajo tha se do të angazhohet maksimalisht në ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.