Foto: Ilustrim

Mërgimtarit i dëmtohet vetura nga një predhë plumbi

Një mërgimtarit i është dëmtuar vetura nga predha e një plumbi.

Rasti ka ndodhur në Gjilan, në rr. e “Prishtinës”, dje rreth orës 16:00.

Ankuesi ka njoftuar se ka vërejtur se vetura e tij e llojit ‘Mercedes”, me targa të huaja, e parkuar para një lokali, ishte e goditur me një predhë plumbi në pjesën e bagazhit.

Në vendin e ngjarjes, Policia ka gjetur dhe  konfiskuar një predhë kal.9 mm.

Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet.

Rasti po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm