Mitrovica e Veriut, foto nga arkivi

Burri nga Mitrovica e Veriut raporton në Polici se i është dëmtuar vetura nga plumbi qorr

Një burrë nga Mitrovica e Veriut ka raportuar në Policinë e Kosovës se gjatë festës i është dëmtuar xhami i veturës nga një plumb qorr.

Sipas raportit 24-orësh policor ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2023, përderisa në Polici është raportuar dje gjatë ditës.

Tutje është thënë se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Policia ka treguar se rasti i iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” është nën hetime.