Mbi 1.000 forca luftarake zbarkojnë në qendër të Tiranës

Mbi 1 mijë ushtarakë shqiptarë dhe britanikë do të zbarkojnë nesër në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

Këto forca luftarake do të jenë pjesë e stërvitjes ushtarake “Albanian Lion 2018”, më e madhja e vitit në Shqipëri.

Sipas ministres shqiptare të Mbrojtjes, Olta Xhaçka, t ë hënën në Tiranë zbarkojnë jo vetëm forcat luftarake të Shqipërisë dhe Mbretërisë së bashkuar , por edhe orkestrat frymore.

“Orkestra Frymore e FA shqiptare dhe Banda e Trupave Mbretërorë të Armatosur bashkojnë forcat artistike”, ka shkruar Xhaçka në profilin e saj në “Facebook”.

Po ashtu, pjesë e aktiviteteve është edhe ekspozimi i armëve dhe i pajisjeve të tjera.