Ilustrim, NATO Foto: Facebook

Rreziku rus, 13 vende të NATO-s nisin stërvitjen ushtarake në detin Baltik

Në mesin e raporteve të tensionuara me Rusinë, e kur lufta në Ukrainë duket se nuk ka mbarim, aleatët e Aleancës Euroatlantike nisin një stërvitje ushtarake, e cila zhvillohet në Detin Baltik.

Në Stërvitjen e quajtur Baltops 2022 marrin pjesë 14 vende anëtare të NATO-s di dhe Suedia dhe Finlanda, të cilat kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e aleancës.

Pjesë e saj janë Belgjika, Bullgaria, Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Polonia, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Në stërvitje e përbashkët janë përfshirë 45 luftanije, 7000 ushtarakë, 75 avionë dhe helikopterë. Manovrat ofrojnë një mundësi trajnimi dhe janë kritike për lirinë e lundrimit dhe sigurinë në Rajonin e Detit Baltik.

Gjatë kësaj kohe do të ketë operacione zbarkimi, artilerie, operacione kundër nëndetëseve, mbrojtje ajrore, si dhe operacione të çminimit, neutralizimit të eksplozivëve dhe operacione të zhytjes.

Stërvitjet, të cilat do të zgjasin deri më 16 qershor, do të zhvillohen në faza të ndryshme në Detin Baltik Qendror dhe Jugor, veçanërisht në brigjet e Suedisë, Letonisë, Polonisë dhe Gjermanisë.

Aktualisht ka tre anije luftarake amerikane në Detin Baltik – dy anije të mëdha zbarkimi dhe shkatërruesi i raketave USS Gravely.

Stërvitjet BALTOPS janë zhvilluar që nga viti 1972 dhe këtë vit lidhen me 500-vjetorin e Marinës Mbretërore Suedeze./Euronews