Trajnimi i ushtarëve të FSK-së për Brigadën e Reagimit të Shpejtë, Foto: FSK

FSK zhvillon stërvitje 2-ditore në Letnicë të Vitisë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka paraparë të zhvillojë një stërvitje në rajonin e Vitisë.

Këtë e ka bërë publike Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjente e Komunës së Vitisë.

Sipas këtij njoftimi, stërvitja do të zhvillohet nga data 22 deri më 24 nëntor.

FSK do të zhvillojë stërvitjet operative për zonë urbane në fshatin Letnicë.

Prandaj, Komuna e Vitisë i informon qytetarët që të mos krijohet huti e panevojshme lidhur me stërvitjet e FSK-së.