Shqipëria teston autoblindat në Bullgari (FOTO)

Një batalion i Ushtrisë shqiptare ka marrë pjesë në një stërvitje me shtete rajonale në Bullgari.

Në këtë stërvitje, të quajtur “Strike Back 19”, të mbajtur në Novo Selo të Bullgarisë, batalioni III i këmbësorisë në Poshnje, ka treguar nivel të lartë përgatitjeje në një nga stërvitjet e përbashkëta më të mëdha rajonale, ka njoftuar ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë rreth 800 trupa nga 5 vende të ndryshme.

“Në stërvitjen “Strike Back 19” në Novo Selo të Bullgarisë, ku morën pjesë rreth 800 trupa nga 5 vende të ndryshme, djemtë tanë përmbushën me sukses qëllimin kryesor të stërvitjes; ndërveprimin dhe bashkëpunimin me aleatët e NATO-s në fushën e betejës”, ka shkruar ministrja në profilin e saj në Facebook.