Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për ndihmë juridike falas për kategoritë e luftës – Foto: ZKM

Marrëveshje për Mbrojtje Ligjore Falas për Kategoritë e Luftës

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në interes të familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve dhe familjeve të tyre.

Sipas një komunikate të Qeverisë, drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Gazmend Syla, dhe drejtori ekzekutiv i ANJF, Ramadan Gashi, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, që do t’iu sigurojë ndihmën e duhur juridike të gjithë pjesëtarëve të kategorive të lirisë dhe familjeve të tyre.

ZÇKDL në vazhdimësi është në përpjekje të lehtësimit të shërbimeve për kategoritë e lirisë, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.