Vladimirov: Këshilli Nacional Serb në Kroaci ofron ndihmë juridike falas edhe për qytetarët boshnjakë
Kryesuesja e Këshillit Nacional Serb në Kroaci, Aneta Vladimirov, në një intervistë për “Kallxo Përnime” ka treguar për punët që bën ky këshill duke përmendur se një nga fushat është edhe ofrimi i këshillave juridike falas.
“E përmenda që njëri nga projektet më të rëndësishme, respektivisht departamentet, është departamenti për ofrimin e ndihmës juridike. Ne ofrojmë ndihmë juridike falas për të gjithë personat të cilët janë në telashe administrative apo telashe tjera, e që ndërlidhen me parashenjën e tyre kombëtare”, tha ajo.
Sipas saj, Këshilli nuk ofron ndihmë vetëm për qytetarët serbë të Kroacisë por edhe qytetarë të nacionaliteteve të tjera.
“Natyrisht përveç serbëve nga Kroacia, shpesh vijnë, pasi që pyetët për pjesëtarë boshnjakë, shpesh vijnë persona të cilët e zgjedhin statusin e tyre në Kroaci ndërsa me origjinë janë nga Bosnja dhe Hercegovina dhe jo medoemos të gjithë janë të nacionalitetit serb”, theksoi ajo.
Sipas saj, është një rrjet i zyrave ligjore në të cilin qytetarët mund të marrin këshilla bazike.
“Njihemi si rrjet i zyrave ligjore te të cilat mund të merrni informacione bazike dhe të cilat ndërmjetësojnë mes përdoruesit dhe institucioneve të ndryshme. E përmendet policinë dhe shumë të tjera. Natyrisht, detyra e zyrës ligjore nuk është vetëm puna me përdoruesit por edhe një lloj i aktivitetit avokues, analizës së legjislacionit, p.sh. tash ligji për të drejtat e viktimave civile të luftës dhe të ngjashme, dhe në këtë kuptim edhe bashkëpunimi me të gjitha shoqatat tjera dhe individëve të cilët janë ekspertë në atë fushë”, theksoi ajo.