Malisheva pas vërshimeve

Malisheva Pas Vërshimeve në Fotografi

Në dy ditët e kaluara, Malisheva ishte në qendër të lajmeve.

Ujërat nga shirat që ranë dhe bora që u shkri e goditën këtë komunë duke i shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe ekonomi familjare.

Reshjet filluan të martën vonë, ndërsa gjendja të mërkurën në këtë qytet ishte e rëndë.

Ndërsa të enjten, qytetarët i kanë marrë pompat e ujit e lopatat në përpjekje për t’i  sanuar ato dëme që mund të sanohen.

Për të tjerat, ata kanë thënë se janë në pritje të dorës së shtetit.

Qyteza e Malishevës bashkë me fshatrat Banjë dhe Mirushë duken më të goditurat nga uji që u ka depërtuar nëpër oborre dhe shtëpi.

Ekipi i KALLXO.com ka qenë sot në Malishevë për ta parë gjendjen e krijuar pas vërshimeve.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë gjendjen në Malishevë gjatë të enjtes.

malisheva1 malisheva2 malisheva3 malisheva4 malisheva5 malisheva6 malisheva7 malisheva8 malisheva9 malisheva10 malisheva11 malisheva12 malisheva13 malisheva14 malisheva15 malisheva16 malisheva17 malisheva18