‘Lufta e tretë botërore’ jepet sot në Teatrin ‘Adriana Abdullahu’ në Ferizaj

Komedia “Lufta e tretë botërore” shkruar nga Lirak Çelaj dhe Rozafa Çelaj me regji nga Florent Mehmeti do të shfaqet sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 në Teatrin “Adriana Abdullahu” në Ferizaj.

Shfaqja është produksion i Teatrit ‘Oda” të Prishtinës dhe në Ferizaj jepet si shfaqje mysafire.

“Lufta e tretë botërore” është një komedi sarkastike e realitetit në Kosovë trajtuar përmes prizmit të së (pa)mundurës. Çka sikur bota të mbetej në mëshirën e Kosovës?

Në shfaqje luajnë Kushtrim Qerimi, Rina Krasniqi, Gojart Kqiku, Daniela Markaj, Kaltrinë Zeneli, Flamur Ahmeti