Premiera e shfaqjes ‘Zonja X’ luhet sonte në Ferizaj

Sonte, duke filluar nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” jepet premiera e shfaqjes, ‘Zonja X”.

Teksti i shfaqjes është shkruar nga Seadet Beqiri, kurse regjinë shfaqjes e ka bërë Kastriot Saqipi.

Shfaqja vë në pah dhunën ndaj intelektualeve, të cilat pavarësisht pasojave nuk largohen nga ideali i tyre, liria e fjalës.

Në shfaqje luajnë: Leonora Hasani, Avni Dalipi dhe Blerina Veseli.