Sot mbyllet Festivali i Teatrove në Ferizaj

Festivali i Teatrove në Ferizaj mbyllet sot me shfaqjen “Kosovo for Dummies”, me regji të Blerta Nezirajt.

Shfaqja “Kosovo for Dummies” jepet në ora në ora 19:00 në Teatrin “Adriana Abdullahu”. Kjo shfaqje është produksion i Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Festivali ka nisur më 6 ditë më parë me pjesëmarrjen e 7 teatrove profesioniste kosovare.

Këtë vit Festivali po mbanë dy edicione së bashku të 50-in dhe të 51-in. Vitin e kaluar për shkak të COVID-it ishte anuluar mbajtja e edicionit të 50-të.

Ndërkohë organizatorët kanë bërë të ditur se të gjitha biletat për shfaqjen e sotme janë shitur.

Ky festival organizohet nga Teatri i Qytetit të Ferizajt, “Adriana Abdullahu” (Teatri ‘Adriana’ ), me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Ferizajt.