Të shtunën nis Festivali i Teatrove në Ferizaj

Edicioni i 52-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, do të mbahet nga 1 deri më 7 tetor 2022, në Teatrin e Qytetit “Adriana”.

Organizatorët e këtij festivali kanë bërë të ditur se gjatë këtij edicioni të do të shfaqen 7 shfaqje teatrore, 6 nga teatrot nga Kosova dhe një nga Maqedonia e Veriut.

Këtë viti, programi konkurrues i FTF-së  është zgjeruar me shfaqjet e studentëve si kategori e veçantë.

Gjithashtu, gjatë këtij edicioni do të do të ketë edhe panele diskutimi e punëtori për teatrin dhe mbrëmje muzikore.