Limaj fton partnerët e koalicionit për bisedime pas vendimit të Kushtetueses

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj në një konferencë për media tha se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese me opinionet e saj për Ligjin për Ekipin Negociator.

Ai shtoi se Gjykata Kushtetuese e ka analizuar vetëm ligjin, por sipas tij ekipi negociator është mandatur nga Kuvendi i Kosovës.

“Siç e dini Gjykata Kushtetuese ndoshta e ka analizuar tekstin e ligjit, ndërsa ekipi negociator është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, si i mandatuar politikisht për të negociuar me Serbinë”, tha Limaj.

Lideri i Nismës po ashtu tha se do të bisedojë me partnerët e koalicionit se çfarë duhet bërë tutje.

“Unë do të shfrytëzojë rastin që t’i ftojë partnerët e koalicionit që të bashkëbisedojmë, t’i dëgjojë ata si e shohin dhe si i vlerësojnë hapat e mëtejshme para kësaj teme dhe pas kësaj ne si Nismë dhe unë do të marrë vendimin  duhur se si do të ecë më tutje”, tha Limaj.

Ai megjithatë tha se Kosova nuk do ta ketë më një ekip, që sipas tij ishte më i duhuri për dialog me Serbinë.

“Është më se e qartë se më Kosova nuk e ka një delegacion shtetëror siç e ka pasur, ne kemi bërë përpjekje që në bisedimet me Serbinë të kemi një gjithë përfshirje të spektrit politik të Kosovës, pozitë dhe opozitë”, tha Limaj.

Tutje Limaj tha se nuk është ekipi negociator jo kushtetues por është ligji.

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim të ejnten mbi ligjin për delegacionin shtetëror të cilin e ka shpallur në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

https://kallxo.com/gjykata-kushtetuese-ekipi-negociator-i-shpend-ahmetit-e-fatmir-limajt-anti-kushtetues/

.