Ministria e Shëndetësisë - Foto: KALLXO.com

Licencimi i profesionistëve shëndetësorë bartet tek Oda e Mjekëve

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ia barti kompetencat që kanë të bëjnë me licencimin, rilicencimin e profesionistëve shëndetësorë vendorë dhe edukimin e vazhdueshëm të tyre, Odës së Mjekëve të Kosovës.

Përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në facebook, ministri tha se Oda e Mjekëve të Kosovës po merr formën që meriton dhe i takon me ligj.

“Pasi që bëmë funksionalizimin e kësaj Ode dhe fillimisht si ministër ia barta kompetencën e mbikëqyrjes etike dhe profesionale, sot jam shumë i lumtur që kësaj organizate ia barta edhe kompetencat tjera shtesë”, tha Uran Ismaili.

Ndër të tjera, ai njoftoi se ka shpërndarë edhe kartelat e para të anëtarësimit për profesionistët shëndetësorë.

“Këto kompetenca nënkuptojnë angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale”, ka shkruar ai.

Në vitin 2016 Ministria e Shëndetësisë barti kompetencat për çështjet etike dhe edukimin e vazhduar profesional te odat profesionale.

http://kallxo.com/ministria-e-shendetesise-bart-kompetenca-te-odat-profesionale/