Real Madrid eliminohet nga gara për Kupën e Mbretit - Foto: Rtv21

Leganes Eliminon Real Madridin nga Copa del Rey

Real Madrid është mposhtur sonte me rezultat 2-1 nga Leganes, pas të cilës humbje është përshëndetur nga Copa del Rey.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk po arrin të gjejë “ditë të bardha”, veç dështimeve në La Liga, është përshëndetur edhe nga Copa del Rey, duke u mposhtur në shtëpinë e vet nga Leganes në çerekfinale.

Reali kishte fituar në ndeshjen e parë 0:1, por dy golat e Leganes në Santiago Bernabeu u kanë kushtuar atyre me eliminim.

Golat për Leganes i shënuan Eraso dhe Gabriel, ndërsa golin e vetëm për Realin e shënoi Karim Benzema.

Leganes bëhet skuadra e tretë që kalon në gjysmëfinale, pas Sevillas dhe Valencias. /21Media