LDK kthehet në sallën e Kuvendit, Veseli e quan aktrim

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë kthyer në sallën e Kuvendit të Kosovës ku ishte paraparë të mbahej një seancë e jashtëzakonshme.

Seanca që ishte paraparë të fillonte në orën 9 të mëngjesit e që në rend dite pati miratimin e një propozimi qeveritar për ekipin negociator në dialogun me Serbinë, do të vazhdojë nesër.

Në momentin që Kryetari i Kuvendit të Kosovës e lajmëroi shtyrjen e seancës, deputetët e LDK-së u  panë në sallë.

Veseli e quajti këtë aktrim dhe bëri thirrje ndaj kësaj partie që të mos përdorin fjalor që e akuzon pozitën për dëme ndaj vendit.