Arkiv - Seanca e themelimit te Ushtrise

Kuvendi të dielën me seancë solemne për 11 vjetorin e Pavarësisë

Kuvendit i Kosovës do ta mbajë seancë solemne për nder të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

Përmes një njoftimi, Kuvendi Ka bërë të ditur se seanca do të mbahet me 17 shkurt 2019, ditë e diel.

Seanca do të nis në ora 10:45.

R e n d i   i  d i t ë s:

Shënimi i 11 -Vjetorit të  shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa të hënën me 18 shkurt është zyrtarisht ditë pushimi për nder të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së republikës së Kosovës.

Në 11 vjet shtetësi, Republika e Kosovës është njohur nga 116 shtete, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.