Pamje nga tryeza në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit - Foto: KALLXO.com

Qeveria Premton 'Rehati' për Kallxuesin Murat Mehmeti

“Ju përgëzoj për emisionin trepjesësh për vjedhjen e organizuar tatimore. Pjesën e procedurave të ndërmarra dhe ligjit ne i përkrahim. Ajo që na takon neve jem tu marrë hapa që personi, kallxuesi, me ndi veten rahat,” tha në këtë ngjarje zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi.

Për korrupsionin dhe luftimin e tij foli edhe drejtori i “Internews Kosova”, Faik Ispahiu, i cili tha se në 11 vite punë të përditshme në këtë fushë nuk ka hasur ende në qasje serioze institucionale të luftimit të kësaj dukurie.

“Ajo çka kam pa ka qenë simulim i luftimit të korrupsionit, që është përdorë për disiplinim të zyrtarëve shtetërorë”, tha ai.

Ispahiu përmendi edhe trilogjinë e transmetuar në emisionin “Jeta në Kosovë” për vjedhjen e organizuar tatimore, duke thënë se edhe pas transmetimit ende nuk është ndërmarrë asgjë.

Ai pyeti panelistët se cilët janë hapat konkretë që do të ndërmerren në këtë drejtim.

Zëvendësministri i Financave tha se janë duke ndërmarrë hapa që kallxuesi, Murat Mehmeti, të ndihet rehat.

“Ju përgëzoj për emisionin trepjesësh për vjedhjen e organizuar tatimore. Pjesën e procedurave dhe ligjit e përkrahim. Ajo që na takon neve, jemi duke marrë hapa që personi, kallxuesi, ta ndiejë vetën rahat”, tha Krasniqi.

Ndërsa Besnik Osmani, Auditor i Përgjithshëm, tha se Auditori nuk ka kompetencë të bëjë më shumë kur nisë hetimi.

“Rasti ATK, në momentin qe kemi një rast që bëhet pjesë e hetimeve nga institucionet e drejtësisë pushon aktiviteti auditues”, tha Osmani.

“Ajo që unë mund të konfirmoj, është që ne kemi pasë një raport relativisht të mirë për ATK-në. Nëse do të shihen gjetjet e rekomandimet me vëmendje, do të ketë me pak hapësirë që në të ardhmen të ketë probleme të tilla”, shtoi ai.

http://kallxo.com/murat-mehmeti-atk-ja-eshte-det-mundesi-per-manipulime/

E zëvendësdrejtori i USAID në Kosovë, Mike De La Rosa tha se luftimi i korrupsionit është prioritet i Ambasadës amerikane dhe se mediat duhet të bëjnë më shumë presion.

“Është një luftë shumë e vështirë. Nuk ka dilemë që korrupsioni është një çështje këtu. Duhet të vazhdoni të bëni më shumë presion, ju mediat dhe organizatat joqeveritare”, tha De La Rosa.

Ndërsa për moslejimin në qasje në institucione publike foli edhe redaktori i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, Kreshnik Gashi.

“Ne e patëm paditë ZKM-në që nuk na kanë dhënë qasje në dokumente publike për shpenzimet e zyrtarëve publikë. Sot e asaj dite, ne e kemi fitu gjyqin e ZKM nuk e respekton këtë vendim e nuk na jep qasje”, tha Gashi.

Por, zëvendësministri Krasniqi duke folur në veten e parë tha se për këtë çështje nuk mund të përgjigjet ai.

“Prej vitit të ardhshëm nuk ke nevojë me ardhë me kërku hiç se keni me pasë e-prokurim publik. E për ZKM s’muj me u përgjigj unë”, përfundoi Krasniqi.

Java kundër korrupsion do të vazhdojë me aktivitete deri të premten më 9 dhjetor.

http://kallxo.com/ambasadoret-korrupsioni-e-minon-shtetin/