Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Sot Vendos për Datën e Rivotimit në Istog

Pas vendimit të Gjykatës Supreme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mbajë sot mbledhjen e radhës, ku do të vendosët për caktimin e datës së rivotimit për zgjedhjet e raundit të dytë për kryetar të Komunës së Istogut.

Mbledhjen do ta hapë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Gjithashtu, do të diskutohet edhe për Këshillin për Operacione Zgjedhore.

Kujtojmë, se dje Kolegji i Gjykatës Supreme, ka refuzuar si të pathemelta ankesat e subjekteve politike LDK dhe AAK, të cilat kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-it, duke vendosur kështu që Istogu të shkojë në rivotim.

Në këtë garë kadidatë janë Gani Dreshaj nga AAK dhe Haki Rugova nga LDK./21Media