Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ: 10 Për Qind të Votuesve Japin Votën deri në Orën 11:00

Valdete Daka, kryetarja e KQZ-së në konferencën e dytë për gazetarë tregoi se deri në orën 11:00 në zgjedhjet lokale kanë votuar 182 mijë e 40 votues, ose 10.05 për qind të atyre që kanë të drejtë vote.

Sipas Dakës, në të njëjtën periudhë të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit 2013 kishin votuar 12.03 për qind e personave me të drejtë vote, ose 214 mijë e 29 votues.

Daka në konferencë tha se procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.

Kryetarja e KQZ-së u pyet edhe për disa incidente të ndodhura gjatë zgjedhjeve.

Për ngatërrimin e vulave në dy vendvotime në Deçan për të cilat raportoi KALLXO.com, Daka tha se ngatërrimet e tilla mund të ndodhin.

http://kallxo.com/ngaterrohet-vula-mbyllet-vendvotimi-per-30-minuta/

“Kjo ka qenë një ngatërresë jemi njerëz dhe në këtë proces janë të involvuar 20 mijë komisionerë”, tha Daka.

Daka foli edhe për incidentet në Graçanicë e Gjilan për të cilat shkroi KALLXO.com. tha se ato janë çështje e prokurorisë.

http://kallxo.com/rrahje-ne-vendvotim-ne-gracanice/

Në medie qarkulloi lajmi se Isa Mustafa votoi me kartelë të Universitetit të Prishtinës, ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes në lidhje me këtë çështje Daka tha se “Këshilli i vendvotimit e bart përgjegjësinë si respektohet ligji në ditën e zgjedhjeve”.

Daka në fund paralajmëroi takim me ambasadorin amerikan Greg Delawie dhe krerët e policisë dhe prokurorisë.