Interpol - Foto: REL/EPA

Kosova nuk kalon në raundin e parë të votimit në Interpol

Në raundin e parë Kosova ka marrë vetëm 76 vota pro, kundër saj kanë votuar 56 shtete dhe 22 kanë abstenuar.

Kosova nuk ka marrë votat e mjaftueshme në votimin e raundit të parë për anëtarësim në Interpol.

Pas votimit në rundin e parë Kosova pro anëtarësimit në Interpol kanë votuar 76 shtete, kundër saj kanë votuar 56 shtete dhe 22 kanë abstenuar.

Para se të votohej kanë mbajtur fjalim  përfaqësuesit e 24 shteteve ku Pakistani dhe Guajana janë shprehur pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë të bashkëpunimit policor, duke kundërshtuar kështu lobimin serb kundër Kosovës.

Po ashtu pro Kosovës janë deklaruar edhe Turqia dhe Arabia Saudite.

Ndërsa kundër kanë qenë Maroku dhe Rusia.

Për t’u anëtarësuar në Interpol Kosovës i duhen dy të tretat e votave të anëtarëve të pranishëm.