Kosova e Serbia anëtarësohen në të njëjtën organizatë
11.10.2018 - 15:02
Kosova dhe Serbia kanë marrë në të njëjtën ditë, statusin e anëtarit të asocuar të Organizatës së Frankofonisë.
Vendimi ëhstë marrë në samitin e Frankofonisë i cili është duke u mbajtur në Erevan të Armenisë.
Vetë organizata e ka konfirmuar në Twitter anëtarësimin e Kosovës e Serbisë, si dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Ky vendim është përshëndetur menjëherë nga ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.