Ministrja për Dialog, Edita Tahiri - Foto: Qeveria e Kosovës

Kosova Bëhet me Kod Telefonik +383

Sipas Edita Tahirit, Organizata  Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU) në pajtim me marrëveshjen e telekomit ka publikuar kodin telefonik për Kosovën të paraparë të alokohet sot.

“Ky lajm përbën një të arritur historike për fushën e telekomit dhe fuqizon subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës,” vlerësoi Tahiri, sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

Marrëveshja për alokimin e kodit shtetëror telefonik për Kosovën ishte arritur më 13 nëntor të këtij viti.

Ndërkaq hyrja në funksion të plotë të këtij kodi parashihet të bëhet pas një periudhe deri dyvjeçare, gjatë së cilës në Kosovë do të operojë një operator i përkohshëm paralelisht me operatorët ekzistues.

http://kallxo.com/arrihet-marreveshja-per-kodin-shteteror-telefonik/

Shkrimet rreth kodit +383 mund t’i lexoni këtu.