Foto: Ilustrim

Kontrabanduesit e kafshëve nga Serbia nuk i ndal as taksa 100%

Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Hodonovc të Kamenicës për kontrabandë me kafshë.

Sipas njoftimit të policisë të dyshuarit përmes rrugëve dytësor kanë kontrabanduar 13 krerë gjedhe pa dokumentacion valdi nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejmë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit  janë liruar në procedurë të rregullt.