Kuvendi Komunal i Prishtinës - Foto: Kallxo.com

Komuna e Prishtinës Garantues për Borxhin e “Trafikut Urban”

Shefat e grupeve të asamblistëve të Kuvendit Komunal të Prishtinës janë marrë vesh që të dalin me një vendim të përbashkët lidhur me marrjen e kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH) për blerjen e 51 autobusëve.

Pro vendimit kanë votuar 42 anëtarë të Kuvendit, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në vendimin e tij, Kuvendi i Komunës së Prishtinës i rekomandon Ministrisë së Financave që në pajtim me Ligjin për Borxhet Publike t’i rekomandojë Qeverisë së Kosovës miratimin e kërkesës së NPL “Trafiku Urban” për garanci shtetërore për marrjen e kredisë nga BERZH-i.

Sipas nenit 2 të vendimit, Komuna e Prishtinës zotohet që të marrë përsipër kthimin e borxhit nëse NPL “Trafiku Urban” dështon t’ia kthejë kredinë BERZH-it.

http://kallxo.com/ahmeti-nuk-kundershton-diskutimin-per-autobuset/