Komisioni hetimor për PTK frikohet se puna mund t’i mbetet në gjysmë

Komisioni Parlamentar Hetimor lidhur me gjendjen ne Telekom pritet t’i shpejtojë procedurat për  të dërguar materialin e grumbulluar në prokurori.

Kjo për shkak se qeveria në largim dhe zgjedhjet eventuale mund t’i ndërprejnë punën këtij komisoni.

Sot para se të fillonte raportimi i zyrtarit ligjor në Telekom, Sebeaudin Ramxhiku komisioni hetimor diskutoi për punën që do të bëjnë në vazhdim.

Kyetari i komisionit, Visar Ymeri tha se  të enjten duhet të mbahet një mbledhje me grumbullim të intervistave dhe procedimin e lëndëve në prokurori.

“Të enjten propozoj mu mbajt mbledhja tjetër me i grumbullu intervista me procedu një lëndë në proukoroi në bazë të zhvillimebe politike në vend puna e komisionit mundet me mbet në gjysmë, qe mos me met në gjysmë puna e komisionit”, tha Ymeri.

Me të u pajtua Armend Zemaj nga LDK tha se duhet të fillojnë procedurat ligjore sepse ka mjaft material.

Një tjetër propozim e pati deputeti Milaim Zeka, i cili tha se materiali duhet t’i ipet mediave.

“Të jepen dokumentet edhe mediave sepse është ndermarrje publike, mendoj qe ato e kryjnë punën shumë më mirë se sa prokurorët tonë, nuk e di a kemi ndonjë pengesë, ish kanë mirë me ja dhanë dokumentet, shpenzimet e bordit, menaxherëve e të tjera”, tha Zeka.

Skeptike për punën e prokurorisë u shpreh edhe deputetja e Lëvizjes Vetëndosje, Albulena Haxhiu.

“Të gjithë jemi të njoftuar për rrjetin kriminal. Sa i përket kontratës me Z-Mobile ne kemi pasur dëshmitarë, shqetësimi im është se nëse ne i kërkojmë prokurorisë e cila nuk ka ndërmarrë asgjë deri tani, mund edhe këto që i kemi në duar të mos merren parasysh. Prandaj të bëjmë një raport të detajuar që të kemi një bazë të cilën mund ta merr parasysh prokuroria”, tha Haxhiu

Komisioni Hetimor për gjendjen në PTK është marrë me problemet e kësaj ndërmarrjeje që përfshijnë punësimet partiake ndërsa theks i veçantë i është vendosur kontratës së Telekomit me Z Mobile.

Lidhur me këtë kontratë, në këtë komision kishte raportuar edhe pronari i Z Mobile, Blerim Devolli.