Komedia 'Hipokritët ose pacienti anglez’ shfaqet sot në Shkup

Shfaqja “Hipokritët ose pacienti anglez” me tekst të Jeton Neziraj dhe regji të Agon Myftarit e Blerta Neziraj jepet sot, duke filluar nga ora 20:00 në Qendrën Teatrore për Fëmijë në Shkup të Maqedonisë.

Komedia tregon të metat e sistemin shëndetësor i cili i zënë në kurthin e kapitalizmit e të politikave neoliberale, është shndërruar në njërën prej gangrenave kryesore të shoqërive bashkëkohore.

Duke sjellë një aktualitet shumë të dhimbshëm, sidomos të shoqërisë kosovare, ‘Hipokritët ose pacienti anglez’ përforcon bindjen se sistemi shëndetësor kosovar nuk është duke u shërbyer qytetarëve, por i shërben industrisë farmaceutike, asaj të sigurimeve shëndetësore e spitaleve private.

Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia në Prishtinës, ndërsa luajnë: Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrimaj, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj.