Klinë, pasagjerët i grabisin taksistit 50 euro

Një person i cili punon si taksist në Komunë e Klinës është grabitur dje na pasagjerët e tij.

Dje rreth orës 20:30, në fshatin Gjugjevik i Madh në Klinë, taksisti ka raportuar se derisa po transportonte dy pasagjerë të panjohur, të njëjtit e kanë kërcënuar.

Sipas policisë, pasagjerët i kanë vjedhur taksistit 50 euro, një telefon celular, dokumentet e tij presonale dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Në lidhje me këtë rast, në raportin e policisë nuk raportohet për persona të arrestuar.