Mbjellja e fidaneve në Qendrën e Studentëve, Foto: Qendra e Studentëve/Facebook
Këta janë të pranuarit në konvikte
21.9.2018 - 13:21
Qendra e Studentëve në Prishtinë ka shpallur rezultatet mbi aplikimet e studentëve për të banuar në konvikte.
Në faqen e QS-së janë publikuar listat e të pranuarve në 8 konvikte dhe për mundësinë e të ushqyerit në Mensën e Studentëve.
Këtë vit, studentët patën mundësinë që të aplikojnë online për konvikte ndërsa kriteret e pranimit përfshinin distancën e banimit, notën mesatare ndërsa u përfshinë edhe kategori të privilegjuara si minoritete dhe familjarët e dëshmorëve.
Listën e të pranuarve mund ta gjeni këtu.