Ilustrim

Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve të mërkurën futen në grevë

Punëtorët teknik dhe ata të sigurimit të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës së Studentëve kanë njoftuar se të mërkurën më 21.02.2024 do të hyjnë në grevë.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur e Sektorit Privat, për Kallxo.com tha se nëse kjo grevë nuk ka sukses, nga e hëna greva do të vazhdoj deri në plotësimin e kërkesave.

Kërkesë kryesore e punëtorëve është rritja e pagave.

“Nesër nga ora 07:00 fillon dhe do të përfundoj të enjten pasdite. Nëse nuk do të ketë lëvizje pozitive, që nga dita e hënë do të hyhet në grevë pa afat. Këto lëvizje i kemi bërë me qëllim që të hyjmë në dialog”- tha Azemi.

“Kemi bërë protestë të premten, kemi lënë sot këtë afat për negocim por sipas të gjitha gjasave kanë negocu vetëm me pronarët e kompanive por jo edhe me neve dhe po e realizojmë planin tonë, nesër dhe pasnesër do jemi në grevë pastaj të premten merret vendim ku do të ndërrohet forma e grevës”- deklaroi Azemi.

Azemi shtoi se janë rreth 250 punëtorë që do hyjnë në grevë.

Ai shtoi se kërkesa është që paga të jetë neto 400 euro.

Me të njejtën kërkesë, punëtorët teknik dhe të sigurimit që punën e kryejnë në këto dy institucione të premten e 16.02.2024 patën hyrë në grevë.

 

Punëtorët fizikë e teknikë të Universitetit të Prishtinë në grevë, kërkojnë rritje rrogash