Qendra e Studentëve njofton për shërbimet në Mensë për vaktet e syfyrit dhe iftarit gjatë muajit Ramazan

Qendra e Studentëve ka njoftuar më 08.03.2024 se studentët të cilët do të ushqehen në Mensë gjatë muajit Ramazan për vaktin e syfyrit do të shërbehen me një shujtë të thatë, të paketuar.

Sipas këtij njoftimi, këtë shujtë studentët do të mund ta marrin çdo ditë në kohën e drekës.

“Këtë shujtë studentët mund të marrin çdo ditë në kohën e drekës pasi që një linjë e veçantë e ushqimit do të jetë në dispozicion të kësaj shujte” – thuhet në njoftimin e Qendrës së Studentëve.

Për shkak të numrit të madh të studentëve, QS ka konsideruar edhe në kohën e iftarit ushqimi të merret i paketuar.

“Po ashtu për shkak të numrit të madh të studentëve në kohën e iftarit, hapësirat brenda restauronit nuk po e përballojnë një fluks të madh të studentëve gjatë muajit të Ramazanit edhe në kohën e iftarit do të jetë në dispozicion edhe një linjë ku ushqimi do të servohet i paketuar, studentët mund të marrin me vete të ushqehen në dhomat e tyre në konvikte” – njofton Qendra e Studentëve.

QS ka njoftuar po ashtu për orarin se kur u lejohen studentëve hyrjet-daljet nga konviktet për shkak të nevojës për t’u shërbyer me ushqim në kohën e duhur.

“Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit studentëve banues në konvikte ju lejohen hyrje – daljet nga konviktet gjate kohës së syfyrit nga ora 03 – 04,15. Ky ndryshim i orarit bëhet me qëllim që studentëve banues t’iu mundësohen shërbimet me ushqim apo gjëra të tjera që dëshirojnë në kohën e syfyrit” – kanë bërë të ditur nga QS.

Qendra thekson se me përfundimin e muajit të Ramazanit përfundon edhe ky orar dhe vazhdon orari paraprak për hyrje-daljet në konvikte.

Muaji Ramazan fillon nga data 11.03.2024.