Foto-ilustrim

Kanosen Zyrtarët Policorë nga Persona nën Ndikimin e Alkoolit

Policia me anë të raportit të saj ditor ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “28 Nëntori” në Prishtinë dy persona janë arrestuar pasi kanë kanosur zyrtarët policorë.

Personat e dyshuar ishin njëri shtetas kosovar, ndërsa tjetri shtetas i Shqipërisë.

Në raport thuhet se dy të dyshuarit kanë qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se nga ta është konfiskuar një thikë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të kanosjeve. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.