Ilustrim

Intervistohet nga policia pas publikimit të fotografisë me armë

Një person nga fshati Baicë në Lipjan është intervistuar gjatë ditës për përdorim të armës.

Policia ka njoftuar se pas pranimit të një informacioni se i njëjti kishte  postuar një fotografi në Facebook duke shtënë me armë zjarri të tipit kallashnikov, policia ka intervistuar të dyshuarin.

Tutje, policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti ka pohuar se armën e lartcekur e ka shitur dhe nuk ka njohuri për identitetin dhe adresën e personit që e ka blerë.

Me urdhër të prokurorit, policia ka bërë kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit, mirëpo nuk e ka gjetur armën e lartcekur, por ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë me 23 fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.