Deponia e mbeturinave të plastikës në Mitrovicë - 07.05.2019 - FOTO Komuna e Mitrovicës

Inspeksioni mbyll një pikë grumbulluese të mbeturinave plastike në Mitrovicë

Drejtoria e Inspeksionit ka mbyll pikën grumbulluese të mbeturinave të plastikës e cila gjendet afër lagjes së Romëve në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi, kjo pikë është mbyllur pasi që pronari nuk ka poseduar dokumentacionin e nevojshëm, dhe është konstatuar se grumbullimi i këtyre mbeturinave paraqet rrezikshmëri të lartë për shëndetin e banorëve të kësaj zone.

“Inspektorët komunal kanë bërë të ditur se gjatë mbylljes së kësaj pike grumbulluese të mbeturinave pronari nuk ishte aty prezent, dhe i dhanë afat prej 5 ditësh për largimin e atyre mbeturinave nga ai lokacion”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Komuna e Mitrovicës përmes një postimi në ‘Facebook’.