Sulmi ndaj Gazetarit Taulant Osmani

Identifikohen Sulmuesit e Gazetarit Taulant Osmani

Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku tregoi për KALLXO.com se janë identifikuar sulmuesit e gazetarit Taulant Osmani.

Maloku tha se policia është nisur për t’i sjellë në stacion të dyshuarit për këtë sulm

“Në lidhjë me personat të cilët kanë sulmuar gazetarin T.O, pas identifikimit të tyre Policia e Kosovës ka shkuar për t’i sjellur në stacionin policor”, tha Maloku.

Kryeprokurori paralajmëroi se sulmuesve të gazetarit mund t’u caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.

“Sipas te gjitha gjasave, të njëjtit kryerës të ketyre sulmeve vandale, do ndalen ne arrest prej 48 orë, pastaj do vendoset eventualisht per procedurë të metejme,varsisht sa kanë qenë të involvuar në rastin në fjalë”, tha kryeprokurori Maloku.

Gazetari i KALLXO.com Taulant Osmani u sulmua dhe u kërcënua sot, derisa po e ndiqte një protestë të shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së shtatores gjysmëshekullore të këtij qyteti.