Foto: Kallxo.com

Hoti e Haxhiu- Polemikë për Zv.ministrat

Teuta Haxhiu e Avdullah Hoti janë përfshirë në një polemikë në lidhje me numrin e zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa dhe Qeverinë Haradinaj.

Hoti reagoi pasi deputetja Teuta Haxhiu tha se në Qeverinë Mustafa kishte më shumë zëvendësministra se në Qeverinë Haradinaj.

Avdullah Hoti këto fjalë të deputetes Haxhiu i cilësoi “margaritarë të mëngjesit”.

Pastaj tha se në Qeverinë Mustafa ishin 47 zëvendësministra, ndërsa në atë Haradinaj sipas Hotit janë 67.

Haxhiu nuk u pajtua me konstatimin e Hotit.

“Secili lexon në mënyrën qysh don. Nuk domethënë nëse je ekonomist i diplomuar qe je edhe një menaxher i suksesshëm. Numri i zëvendësministrave në Qeverinë Mustafa ishte shumë më i madh sesa është sot”, tha Haxhiu.

Haxhiu më tutje deklaroi se Qeveria Mustafa kishte 54 zëvendësministra.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi për numrin e zëvendësministrave dhe anëtarëve të kabinetit Haradinaj dhe shpenzimet që bëhen për pagat e tyre.

Sa na Kushton “Ushtria” e Gjeneralit