Foto: RTV 21

Homazhe për Jonuz Musliun në Gjilan

Sot do të organizohen homazhe për Jonuz Musliun, kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanovcit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

Homazhet do të organizohen nga ora 9 e 30 minuta në teatrin e qytetit të Gjilanit, ndërsa në to ka paralajmëruar pjesëmarrjen edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Gjatë ditës Jonuz Musliu pritet të varroset në Konçul të Bujanovcit.

Musliu vdiq të enjten në moshën 59 vjeçare në një spital në Turqi ku po trajtohej.

Jonuz Musliu ishte udhëheqës politik i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ndërsa ishte edhe pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.