Avni Dehari vendos kurora lulesh te varret e dy djemve të tij, Astrit dhe Arbënorit - Foto: KALLXO.com

Homazhe për Astrit Deharin - FOTO

Qindra bashkëpartiakë, familjarë, shokë e qytetarë të ndryshëm, kanë bërë homazhe sot te varri i Astrit Deharit në njëvjetorin e vdekjes së tij.

Kortezhit i ka prirë babai, nëna, motra e bashkëshortja e ve e Astritit, të cilët kanë vënë buketa lulesh te varri i Astrit dhe të varri i Arbënorit, djalit tjetër i Avni e Xhemile Deharit, i cili kishte vdekur në rrethana ende të pasqaruara më 11.06.2014.

Aktivisti i VV-së, Astrit Dehari, kishte vdekur në rrethana ende të pasqaruara përfundimisht në qelinë e Qendrës së Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016.

Dehari po mbahej aty si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes kundër ndërtesës së Kuvendit të Kosovës që kishte ndodhur në gusht të vitit 2016.

KALLXO.com ka bërë një analizë të detajuar rreth rastit të Astrit Deharit që nga dita e arrestimit të tij e deri më sot.

Misteret e Vdekjes së Astrit Deharit

Po ashtu, të gjitha raportet e KALLXO.com në lidhje me rastin Dehari, mund t’i gjeni në këtë link.

KALLXO.com ndoqi LIVE ceremoninë e homazheve.