Foto: Ilustrim Armët e konfiskuar nga Policia e Kosovës- Foto: PK

Hedh kallashnikovin skaj rrugës, arrestohet nga policia

Policia ka arrestuar një të dyshuar për posedim të paautorizuar  të armës.

Policia njoftoi  se dje rreth orës 12, në rrugën “ Manastiri i Deçanit” në Deçan, dyshohet se i arrestuari ka hedhur një armë automatike në skaj të rrugës.

Arma e hedhur e llojit kallashnikov me 16 fishekë është gjetur nga KFOR-i dhe është konfiskuar nga njësitet policore të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.