Foto;Facebook

Haskuka: Kosova duhet të aplikojë masa reciproke ndaj Serbisë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, thotë se Kosova duhet të aplikojë masa reciproke ndaj Serbisë përveç tarifës.

Kjo pasi që gjatë një vizite në kompaninë vendore ‘Liri’ siç thotë ai, pronarët e fabrikës i treguan që shitjet e tyre janë rritur më shumë se 100% pas taksës ndaj produkteve të Serbisë.

“Unë mendoj që kjo nuk duhet të mbetet vetëm me kaq, por Kosova duhet të aplikojë masa reciproke ndaj Serbisë. Përderisa prodhuesit si “Liri” nuk mund t’i shesin prodhimet në Serbi, edhe mallrat e Serbisë nuk duhet të hyjnë në Kosovë”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e tij në ‘Facebook’.