Abi Çarshia - Rrënimi i objektit - Korrik 2019
Haskuka për dënimin e dy zyrtarëve komunal: Kosova vend i çudirave
Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren për dënimin e dy zyrtarëve të komunës në lidhje me rastin e rrënimit të aneksit të “Abi Çarshisë”.
Haskuka për këtë vendim është shprehur se Kosova është vend i çudirave.
Sipas tij, Vetingu në drejtësi është prioritet mbi prioritete.
“Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka deklaruar ai.
Gjykata e Prizrenit vendosi të martën që t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë dy nga gjashtë zyrtarët e kësaj komune nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Rasti i rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë” sipas Prokurorisë ka ndodhur më 19 dhe 21 korrik të vitit 2019, kur i dëmtuari Irfan Fusha kishte dorëzuar aplikacionin për legalizim.
Ish kryeinspektori Islam Thaçi së bashku me inspektoren Jetmire Vrenezi janë dënuar me nga 3 vite burgim dhe 2,000 euro gjobë secili veç e veç.
Ndërkaq, Egzona Morina- Thaçi, Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi, janë liruar nga akuzuat.
Ky vendim është dhënë nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja Kymete Kicaj me anëtarët Raima Elezi dhe Refki Piraj.
Sipas Prokurorisë, Islam Thaçi në cilësinë e drejtorit të Inspektoratit, Jetmire Vrenezi dhe Egzona Morina- Thaçi inspektore të ndërtimit, Arianit Taraku dhe Isë Bislimaj zyrtarë në Drejtorinë e Inspektoratit, Shqipëron Krasniqi përfaqësues ligjor në Komunën e Prizrenit duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kanë mundësuar kundërligjshëm realizmin e rrënimit të aneks-objektit “Abi Çarshia” në Prizren.
Rrënimi i aneksit të ‘ABI Çarshisë’, deputetja e LVV-së dënohet me burgim