Ramush Haradinaj - Foto: KALLXO.com

Haradinaj Thotë se Kosova e Dha Provimin Gjatë Tragjedisë së Hebrenjve

Kryeministri Ramush Haradinaj u përkul sot te pllaka që u kushtohet viktimave hebreje të Luftës së Dytë Botërore.

“Si çdokund në botë edhe në Kosovë kujtohet tragjedia, dhimbjet e mëdha të asaj lufte, fati i hebrenjve viktimë të asaj lufte”, tha Haradinaj.

Ai konstatoi se në kohën e Holokaustit, Kosova dhe shqiptarët e dhanë provimin si popull.

Haradinaj më tutje tha se në vitin 1998 dhe 1999 populli i Kosovës kaloi vetë nëpër tragjedi dhe prandaj është i ndjeshëm edhe ndaj të këqijave që u ngjajnë popujve tjerë.

Haradinaj nuk foli për çështje tjera.