Kryeministri Ramush Haradinaj dhe komandanti i Gardës Nacionale të Iowa-s, gjenerali Tymothy Orr - Foto: Facebook/RamushHaradinaj

Haradinaj paralajmëron krijimin e një ‘Bondsteel-i ekonomik’

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e Gardës Nacionale të lowa-s, Tymothy Orr.

Haradinaj tha se lowa na qëndroi në krah në ndërtim të paqes e stabilitetit dhe sërish është me ne për ta mbështetur progresin dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.

“Kosova është e bekuar që ka në krah miq të mëdhenj amerikanë”, shkroi Haradinaj në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

Kryeministri Haradinaj tha se partneriteti i ngushtë i Kosovës me shtetin e Iowa-s është reflektim i marrëdhënieve të çmuara që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në mbledhjen e 45-të të Qeverisë kemi marrë vendim që partneriteti me SHBA-në të thellohet edhe më tej, duke filluar punën për të krijuar zonën e veçantë ekonomike amerikane, një “Bondsteel ekonomik”, ka shkruar Haradinaj.

Me delegacionin e shtetit të Iowa-s është takuar edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

http://kallxo.com/veseli-takon-delegacionin-amerikan-te-iowas-u-tregon-vendin-ku-eshte-shpallur-pavaresia/

Takimi me këtë delegacion është mbajtur në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, ku Veseli ua kujtoji që në këtë sallë para 10 vjetësh Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj.