Ushtarakët e FSK-së pjesë e garës për luftëtarin më të mirë të Iowa-s

Në mesin e shumë shteteve të ndryshme në garën për ‘Luftëtarin më të mirë të shtetit të Iowa-s 2024’ kësaj radhe do të jetë edhe Kosova.

Ushtarakë të shumë do të garojnë mes vete në këtë garë të rëndësishme e cila do të mbahet në kampin Dodge në Iowa.

Në mesin e ushtarakëve të shteteve të ndryshme do të jenë edhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në këtë konkurs  do të garojnë ushtarë dhe nënoficerë më të aftë e të cilët më pas do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë.

“Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në tokën e Iowa-s për herë të parë në shtatë vjet. Suksese të gjithë ushtarëve në garë dhe fitoftë më i miri!”- ka shkruar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.