Ramush Haradinaj - Foto: Twitter
Haradinaj në Francë Deri më 6 Prill
Pas seancës së sotme në Gjykatën e Colmarit, Ramush Haradinaj tregoi për gazetarë se vendimi përlëndën ekstraduese të Serbisë ndaj tij është hyrë deri më 6 prill.
Haradinaj u tha gazetarëve se Serbisë i janë kërkuar informata shtesë dhe i është dhënë një muaj kohë për lëndën e saj ekstraduese.
Haradinaj veten e quajti peng politik.
“Lufta e vitit 1998-1999 është filtru në gjykatën e Hagës. Unë jam peng politik i atyre që po rrinë pas këtij vendimi”, tha Haradinaj.
Haradinaj u arrestua në janar të këtij viti nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të INERPOL-it të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.
ë 12 janar, Gjykata e Apelit në qytetin e Colmarit e liroi Haradinajn me kusht, duke e “detyruar” që të paraqitet 2 herë në javë tek autoritetet franceze.
Më 9 shkurt, Haradinaj kishte dalë përsëri para Gjykatës së Colmarit, ku kishte thënë se nuk pranon të ekstradohet në Serbi, për shkak se arrestimi i tij është krejtësisht politik.
http://kallxo.com/haradinaj-mbetet-ne-france/
Në po atë ditë, Gjykata e Apelit kishte vendosur që rastin ta shtyjë deri më 2 mars, kur edhe do të marrë vendimin.
Për lirimin e Haradinajt u protestua vazhdimisht në Kosovë.
http://kallxo.com/ne-gjakove-kerkohet-lirimi-haradinajt-nga-burgu-francez/